Bartësi i listës së PDK-së për zgjedhjet lokale në Mitrovicë, Arian Tahiri, ka demantuar përfshirjen e aktivistëve të kësaj partie në incidentin që ndodhi pas tubimit të Vetëvendosjes.
“Mitrovica nuk ka nevojë për tensione. Agim Bahtiri ka nevojë. Mitrovica ka nevojë për zgjedhje fer e demokratike. Ka nevojë për paqe. Ka nevojë për punësim dhe për një ambient më të mirë për të jetuar. Qytetarët e Mitrovicës kanë nevojë për mirëqenie”.
“Si bartës i listës së PDK-së i demantoj të gjitha pretendimet e Agim Bahtirit dhe të kampit të tij për përfshirje të aktivistëve tanë në incidentin e sotëm në lagjen “Tjegullorja”. Akuzat e papërgjegjshme të tij për të nxitur tensione politike, në përpjekje për të gjetur shpëtim, nuk janë në frymën elektorale që jemi munduar ta krijojmë dhe që i duhet Mitrovicës”, është shprehur Tahiri.
Sipas tij ato janë përpjekjet e fundit të tij, të cilat thekson se po i përdor pasi që nuk po i kryejnë më punë manipulimet e tjera.
“Kështu, sikurse sonte, na akuzonte edhe para disa muajsh për ngjarjen e famshme në Tavnik – ka qenë ngjarje mediale, ku Agim Bahtiri si kryetar dëgjohej duke sharë në tubimet e tyre. Qytetarin që e kishte sharë Agim Bahtiri, më pas ishte detyruar t’i kërkoj falje, sepse doli që ishte aktivist i tyre”.