Qytetarët serbë të Kosovës të cilët kanë bllokuar rrugën në afërsi të pikave kufitare me Serbinë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat, të shtunën kanë vendosur kamionë në të dyja anët e urës, e cila çon për në Bërnjak.
Në këtë mënyrë është penguar qasja në këtë urë, si dhe është vështirësuar kalimin fizik i Policisë së Kosovës që po qëndron aty për të monitoruar situatën.
Nga pamjet shihen dy kamionë të vendosur në mënyrë horizontale në këtë urë.
Masa e reciprocitetit ka hyrë në ditën e saj të pestë, dhe situata dita-ditës po shkon duke u tensionuar.
Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje të dyja palëve që të ulin tensionet dhe të përqëndrohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.