Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas sulmeve në Zubin Potok dhe Zveçan.
Ai tha se këto sulme kanë ndodhur nga grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale në veri të vendit.
“Strategjia e Serbisë është që t’i rrisë tensionet çdo ditë në mënyrë që t’i provokojë institucionet e Kosovës. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situates”, shkroi Vela në Twitter, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Strategjia e Serbisë është që t’i rrisë tensionet çdo ditë në mënyrë që t’i provokojë institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale kanë djegur zyrat e qendrës për regjistrimin e automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës
⛔️ #Serbia’s strategy is to increase tensions daily in order to provoke a response from #Kosovo institutions#Vučić’s criminal groups & illegal structures burned down premises of car registration centre#Belgrade bares the full responsibility for any escalation of the situation pic.twitter.com/XsXws3TZoN
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 25, 2021