Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.
Sipas gazetarit Xhevdet Pozhari, Vulin nuk ka fyer kryeministrin Kurti, por gjysmën e popullit të Kosovës, përcjell Bota sot.
“Vulin fyen kryeministrin Kurti: Për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla, ai ndodhet në Prishtinë Ky nuk ka fyer kryeministrin, por 50% të votuesve - pra, gjysmën e popullit në Kosovë”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.
Në një postim tjetër, ai ka thënë se Evropa ka privilegjuar me investime dhe liberalizim të vizave vendin e njeriut që din veç “me djeg e me vra”.
“Le ta sheh Evropa se kënd e ka privilegjuar me liberalizim të vizave, me investime... njerëz që udhëhiqen nga një shoven si Vuçiçi që din veç me djegë e me ba thirrje që për një serb të vrarë, të vriten 100 myslimanë!”, ka thënë Xhevdet Pozhari./BS