Gazetari Arben Ahmeti ka thënë se sot të gjithë jemi me kryeministrin e Kosovës dhe lutemi për mendjemprehtësi e gjakftohtësi.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë kryeministrit që të veprojë qetë dhe me zgjuarsi, pasi e ka gjithë Kosovën pas, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se ajo që po ndodh në veri është skenar i njohur dhe nuk duhet rënë në provokime.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot, të gjithë ne, pa dallim, jemi me Kryeministrin e Kosovës (jo me Albinin). Lutem për mendjemprehtësi e gjakftohtësi. Qetë e me zgjuarsi kryeministër, në këtë cështje e gjithë Kosova është me ty.
Ajo që po ndodh në veri është skenar i njohur.
Gratë e fëmijët vendosen në barrikada.
Beogradi i ofron Migat afër kufirit derisa grupet kriminale djegin e provokojnë policinë.
Të tria veprimet kanë qëllim reagimin e policisë dhe përplasjen e tyre me civilë.
Që të tria veprimet janë bërë shumë herë deri më tash.
Përplasja e policisë me gra e fëmijë do të legjitimonte viktimizimin e pretenduar të banorëve të asaj ane dhe të drejtën e pretenduar për vetëvendosje.
Nuk duhet rënë në provokime të tilla.