Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani, që të kthehet në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miftaraj ka thënë se rendi kushtetues i Kosovës kërkon prezencën fizike të presidentes, në kohën kur vendi po përballet me tensione me Serbinë, përcjell Bota sot.
“Presidente, a e ke ndërmend mu kthy në Kosovë? Kthehu, sepse Kushtetuta e Republikës, rendi kushtetues, integriteti dhe sovraniteti i Republikës, kërkojnë së paku prezencën tënde në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook.
Presidentja Osmani, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tash e disa ditë ndodhet në New York, ku është duke u mbajtur Sesioni i 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA).