Deputetët e Listës Serbe vizitojnë protestuesit në Bërnjak

Aktuale

Deputetët e Listës Serbe vizitojnë protestuesit në Bërnjak

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:30
Lista Serbe

Deputetët e Listës Serbe, Sllavko dhe Igor Simiq, janë duke qëndruar bashkë me protestuesit serbë të cilët janë në Bërnjak.

Për të gjashtën ditë me radhë serbët kanë bllokuar qarkullimin e rrugëve në Bërnjak dhe Jarinjë në shenjë proteste.

Kjo pasi po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë kosovare për largimin e targave të veturave serbe kur hyjnë në territorin e Kosovës, të cilave iu vendosen targa të përkohshme RKS gjatë qëndrimit këtu.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky vendim i marrë nga ai është i bazuar në Marrëveshjen e Brukselit.

Sot dhe dje helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë të Serbisë janë parë duke fluturuar në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat