Policia është duke bërë ndërrimin e trupave të njësisë speciale në Jarinjë.
Për të gjashtën ditë me radhë ata janë duke qëndruar në pikat kufitare në veri të vendit në Bërnjak dhe Jarinjë.
Kjo pasi atje janë duke protestuar serbët.
Ata kanë bllokuar rrugët për kalim si kundërshtim të reciprocitetit për targat.