Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, përcjell Bota sot.
Poashtu, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka demantuarraportimet se delegacioni përcjellës i Presidentes në Nju Jork ishte i madh.
"Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj", thuhet në njoftimin e Presidencës./BS