Dy kamionë janë larguar sonte vullnetarisht nga fillimi i kolonës në pikën kufitare në Bërnjak.
Njëri nga kamionët ishte i një shqiptari e i cili i ishte bllokuar pa dëshirën e tij në ditën kur ishte bllokuar rruga nga protestuesit serbë.
Pavarësisht që kamioni doli nga barrikada e krijuar në këtë pikë kufitare i njëjti nuk u lejua që të kalojë në Serbi.
Ndërsa, kamioni i dytë ishte i një serbi nga Zubin Potoku i cili pasi doli nga kolona e gjatë disa kilometra kaloi lirshëm në anën tjetër të kufirit.
Kujtojmë se nga e hëna serbët lokalë të veriut kanë bllokuar rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si shenjë proteste pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e qeverisë së Kosovës.