Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi ambasadori rus në Beograd vizitoi sot njësitet ushtarake të cilat i ka mobilizuar Serbia afër kufirit me Kosovën.
Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po ndjek kryekëput agjendën e mikut të tij rus, Vladimir Putin.
Sopas tij, synimi kryesor është zhbërja e të gjitha investimeve të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s në rajon të cilat siguruan paqe dhe të mira materiale në Ballkan.
⛔️ #Serbia’s Defense Minister and #Russia’s Ambassador in Belgrade visited military units amassed on the border with #Kosovo.#Vučić is pursuing #Putin’s agenda to undo all US, EU and NATO investments in the region, which made it peaceful and prosperous.https://t.co/kbG6OfgtQu
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 26, 2021
“Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e SHBA, BE dhe NATO në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe të begatë”, ka shkruajtur ai.