Tashmë ka hyrë në ditën e shtatë protesta e serbëve nga Kosova, të cilët të pakënaqur me vendosjen e forcave speciale të policisë në vendkalimet administrative të Jarinjes dhe Bërnjakut, si dhe vendimi i Kosovës për reciprocitet me targat me Serbinë, kanë bllokuar shumë rrugë në veri të vendit, ku situata edhe pse e tensionuar shumë, vazhdon të jetë e qetë
E përmes një postimi në facebook, profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka shkruar se Kosova nuk duhet të heq Njësinë Speciale nga Veriu i Kosovës pa kushte.
“Tërheqja e Njësive Speciale Operative policore nga Veriu i Kosovës, pa kushte, është dorëzim para grupeve të organizuara kriminale serbe e të cilat po përkrahen nga Vuqiqi! Ideja që të digjen sërish pikat doganore ju dështoi, prandaj pa garantuar KFOR- i , mos të bëhet tërheqja në as një rrethanë”, ka shkruar Islami, përcjellë “Bota sot”.
“Serbia në krye me Vuqiqin dhe përkrahësit e tij, e kanë ndërruar vetëm metodën por jo edhe qëllimin. Ata e duanë Kosovën pa shqiptarë. Shtet fashist e hexhemonist!”, shkruan profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami.