Opinionisti dhe publicisti Idriz Zeqiraj në një intervistë dhënë për gazetën ‘Bota sot’ ka folur edhe për vrasjen në Pejë që ndodhi para pak javësh ndërmjet bashkëpartiakëve, atyre të PDK-së.
Zeqiraj thotë se kjo vrasje ka ndodhur ndërmjet dy klaneve të PDK-së, klanit të Xhavit Halitit dhe atij të Kadri Veselit.
Sipas tij, kjo vrasje ishte e ngatërruar edhe SHIK-un dhe pazare të dyshimta.
“Vrasja e dyfishtë në Pejë, ishte domethënëse, sepse bëhej fjalë për dy zyrtarë, madje, njëri kandidat për kryetar të komunës së Pejës, tjetri ish-kandidat për komunën e Deçanit. Këta i përkisnin partisë-bandë të krimit, PDK-së, por, të dy klaneve mafioze brenda saj: i pari, klanit të Hashimit, i përfaqësuar nga Xhavit Haliti, tjetri i Veselit. Punë, paksa e ngatërruar me SHIK dhe pazare të dyshimta. Edhe pse bandat duken se janë pasivizuar, në një masë, megjithatë, PAN-i është përkujdesur ta ruajë këtë infrastrukturë, si emergjencë të krimeve. Dhe, me urdhër mund të aktivizohen në çdo kohë, sepse krimi i pandëshkuar mund të përsëritet”, thotë Zeqiraj./Bota sot