Gazetari boshnjak: Zhvillimet në Kosovë, do të duhej të frikësonin zyrtarët Shqipërinë dhe Maqedoninë

Aktuale

Gazetari boshnjak: Zhvillimet në Kosovë, do të duhej të frikësonin zyrtarët Shqipërinë dhe Maqedoninë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:34
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviç, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ushtria e Serbisë është rreshtuar shumë afër kufirit me Kosovën derisa po tregon fuqinë me disa manovra të helikopterëve dhe aeroplanëve ushtarakë kundër një force të Policisë së Kosovës.

Boshnjaku Mujanovic ka thënë se këto zhvillime të fundit do të duhej të frikësonin zyrtarët qeveritarë në Republikën e Shqipërisë apo atë të Maqedonisë Veriore.

Image

“Nëse do të isha ulur në një zyrë qeveritare në Shkup ose Tiranë, do të shikoja me alarm të madh pamjen e tankeve serbe në kufirin e Kosovës. Dhe pastaj unë do t’u thosha shefave të mi se nesër duhet të telefonojmë Beogradin dhe t’i informojmë se “Ballkani i hapur” ka mbaruar”, ka shkruar ai në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat