Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi në emisionin “Context”, përballë analistëve, tha se vendimi për reciprocitet për targat nuk është dënuar nga askush nga Bashkësia Ndërkombëtare.
“Mundemi me diskutu se a ka qenë e nevojshme prezenca e Njësisë Speciale? Pse është pjesë e planit operaconal Njësia Speciale?, Çka nëse nuk do ishte derguar Njësia Speciale?, – vendimi për reciprocitet nuk është dënuar nga askush nga Bashkësia Ndërkombetare.” – u shpreh ai.
Meqë nuk ka reagim, sipas Abazit, kjo i bie që është përkrahje.
Mes te tjerash ai shton se Vuçiqi është i njohur për të alarmuar.
“Serbia është e njohur në Botë për gjenocid, veç po e shpërfaqë edhe një herë fytyrën e vërtetë se nuk ka qenë fare e interesuar për dialog, sepse e thotë në mënyrë konstante që nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Andaj, ne si shtet nuk duhet pritur, por t’i zbatojmë dhe përmbushim obligimet tona kushtetuese,” shtoi ai.