Sot është dita e tetë e vendosjes së barrikadave nga serbët e veriut, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin me shtetin serb.
Pas vendimit që çdo automjet që hynë në Kosovë nga Serbia të ketë të vendosura targat e përkohshme, serbët vazhduan me kundërshtimet e tyre ku vendosën barrikada të shumta në rrugët që qojnë drejt pjesës kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.
Për tetë ditë radhazi të njëjtit vazhduan të qëndrojnë në këtë anë, duke e ndërruar njëri-tjetrin por duke mos e lënë kurrë të zbrazët këtë anë kufitare.
Që nga e hëna e kaluar, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të kujdesen ëpr rendin dhe qetësinë në këtë anë pavarësisht provokimeve të shumta të cilat iu bënë nga ana e serbëve.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk raportohet për ndonjë incident të mundshëm në këtë anë, përpos se janë vendosur edhe katër kamionë të tjerë tek barrikadat në Bërnjak.
Kalimet në Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe qarkullimi i vetëm mund të bëhet në këmbë.
Dje, por edhe disa ditë më parë në territorin e afërt me Kosovën në zonën serbe janë vërejture dhe aeroplanë të Ushtrisë së Serbisë dhe më pas të KFOR-it, të cilët monitoronin situatën që po mbizotëron në këtë vend.
Lidhur me situatën e krijuar në veri pati reagime të shumta edhe nga ndërkombëtarët të cilët vazhdimisht deklaruan se dialogu është e vetmja zgjidhje e të gjitha tensioneve në mes dy vendeve.