Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është matematicient i shkëlqyer.
Sipas tij, Kurti ia prishi Open Ballkanin Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Zoran Zaevit.
Geci ka shkruar edhe për vizitën që kryeministri Rama po e zhvillon sot në Kosovë.
Sipas tij, ai do të vjen me një lajm që e ka marr nga Vuçiqi.
Mirëpo, Geci shton se Kurti sot duhet t’i thotë Ramës, që të shkon në Beograd dhe t’i thotë Vuçiqit se Open Ballkani i ka sjellë tanket afër kufirit dhe rruga e Open Ballkanit ka marrë fund.
Postimi i plotë:
Albin Kurti na doli të jetë një matematicient i shkëlqyer
Matematikës së treshës ortodokse Vuqes, Ramës dhe Zaevit ua prishi Albini. Open Ballkani matematikë e gabuar....!
Si duket Kristaqi me shpejtësi po e bien haberin nga Vuçiqi, se çfarë haberi ka marrë nga Vuçiqi mbetet të shihet, por një dihet se Kristaqi rus i ka porositur në Kosovë bashkëpuntorët që t’i mbledh krushqit e Albinit dhe po vjen në Kosovë për t’ia bërë rixhanë Albinit lejona Open Ballkanin, se u hidhërua shumë Vuçiqi, dhe Rusia shpresa e Kristaqit duke thirrë edhe Qosjen për rixhagji për ta lutur Albinin që ta heq rciprocitetin e tij, i kthehen bisedimeve ngase puna pi lypë...!?
Albini e ka vetëm një rrugë ti thotë Kristaqit: ngrehi këmbet e shko në shtëpi dhe thuaj Vučičit, Bregovičit, Milloshevičit, Čosiqit... se Open Ballkani i juaj m’i ka sjellur tanket në kufi dhe rruga e OPENIT dhe interesit rusë përfundon në Bërnjak. Lamtumirë Kristq.