Ursula von der Leyen të mërkurën vjen në Kosovë

Aktuale

Ursula von der Leyen të mërkurën vjen në Kosovë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:41
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen do ta vizitojë Kosovën më 29 shtator.

“Para fundit të muajit, unë do të udhëtojë në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e zgjerimit. Ne ua kemi borxh këtë të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë ”, tha ajo në mes të shtatorit, kur edhe e paralajmëroi këtë vizitë.

Komisioni Evropian ka njoftuar se Ursula von der Layen e nis “programin e saj në Ballkanin Perëndimor” më 28 shtator në Shkup dhe Tiranë.

Të nesërmen, ditën e mërkurë, von der Leyen udhëton për në Prishtinë, dhe më pas në Podgoricë, nga ku pasdite viziton Beogradin.

Presidentja e KE-së e përfundon vizitën e saj në rajon të enjten në Sarajevë.

Kjo vizitë vjen në prag samitit të BE -së për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet në Slloveni më 6 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat