Në takimin e përbashkët mes dy kryeministrave në Prishtinë mësohet se në qendër ka qenë marrëveshjet e përbashkëta mes dy shteteve.
Rama në fjalën e tij është shprehur se ato kanë rënë dakord që mbledhja e radhës mes dy qeverive do të jetë në fund të nëntorit, ku tashmë është emëruar edhe një koordinator i përbashkët i cili mban dy pasaportat e vendeve.
Gazetarja: A keni pasur një bisedë me Vuçiq?
Rama: Nuk kam biseduar me "vëllain" tim, siç më quajnë miqtë e mi nga Kosova, e drejta është me Kosovën dhe kaq. Kjo është shumë e qartë, kështu që ne jemi në krah të Kosovës sic është i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Leximi i çuarjes së bërjes teatër me helikpter në Serbi është leximi më i gabuar. Ta përfytyrojë dhe vëllai jem atje, sikur të kishte dicka, sikur po sprovohej qëndrueshmëri e shtetit. I takon kryeministrit të marrë vendimet e duhura. Këtu nuk ka çfarë ndërmjetësohet. Djegiet i provokojnë dhe marrja peng e qytetarëve serb të Kosovës, në kushtet e një dialogu që nuk ecën ashtu sic duhet.