Zytari i LDK-së dhe ish këshilltari i Isa Mustafës kur ishte kryeministër, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook ka nxjerrë edhe një foto të një ish luftëtari të UҪK-së.
Është fjala për Ahmet Gecajn, apo nipin e Lan Selimit siҫ shkruan ai vetë.
Gecaj shkruan se ‘asnjë individ apo grupacion nuk e ka pronësinë mbi shtetin dhe shtetësinë e Kosovës’.
Postimi i plotë:
Arkivat e UÇK-së …
Republika e Kosovës është ndërtuar me mundin, djersën dhe gjakun e shumë gjeneratave, prandaj asnjë individ apo grupacion nuk e ka pronësinë mbi shtetin dhe shtetësinë e Kosovës.
FOTO: Nipi tjetër i Lan Selimit, Ahmet Gecaj!