Këngëtari shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë, duke thënë se si asnjëherë më parë është i lumtur me qasjen e tij si në takimin me OKB ashtu edhe me këtë vizitë.
Lahaj shkruan se ‘vëllau i madh është e duhet të jetë përkrahë të voglit, sepse nxen edhe vendin e babës’.
Ai shkruan tutje se ‘si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin. Kemi vuajt mjaftueshëm, ju andej kufini e na knej’.
Postimi i plotë:
Vllau i madh asht e duhet të jetë krah për të voglin, për ma shumë që nxen edhe vendin e babës, atëherë kur ai nuk rron ma. Si asnjiherë ma parë, i lumtunum jam me qasjen e Kryeministrit Edi Rama, si me takimin e tij me OKB, e po ashtu edhe me vizitën e tij në Prishtinë.
Kështu të duam ne shqiptaret gjithandej globit. Si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin. Kemi vuajt mjaftueshëm, ju andej kufini e na knej. Asht koha ma shumë se kurr të bashkohmi për të mirën e perbashkët! ❤️