​Abdixhiku e Rama diskutuan për gjendjen në veri

Aktuale

​Abdixhiku e Rama diskutuan për gjendjen në veri

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:00
Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kanë diskutuar mbi relacionet e dy vendeve, situatën e krijuar në Veri, si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se kryeministrin Rama e ka falënderuar për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme.

Ai shkruan se Rama e ka ftuar për vizitë në Shqipëri.

“Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti. Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat