Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për shkak të gjendjes në veri të vendit, kërkon të thirret seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se do të kërkojnë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.
“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar në veriun e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.
Kjo kërkesë, vjen pas paralajmërimit se KFOR-i mund të ndërhyjë për të zhbllokuar rrugët që qojnë për në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat u bllokuan nga serbët për shkak të pakënaqësisë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.