Pse e pushoi Cakajn dhe Shahinin? Përgjigjet Rama

Aktuale

Pse e pushoi Cakajn dhe Shahinin? Përgjigjet Rama

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me faktin se në qeverinë e kaluar kishte 2 ministra kosovarë (Gent Cakajn dhe Besa Shahinin) ndërsa këtë vit asnjë.

“Çfarë shkoi keq”, u pyet Rama nga studentë.

Rama tha me shaka se këtë vit ka vendosur që të bëhet kosovar vetë.

“Mandatin e tretë do të bëhem kosovar vetë. Mos e merrni me të qeshura se po e vendosa një gjë unë e bëj. Po s’do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota të mos ketë merak njeri as nuk do vij të votoj”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat