Kryeministri Albin Kurti ende mban qëndrimin e tij kundër “Ballkanit të hapur”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon ta përkrah këtë inciativë.
Jursiti Muhamet Kelmendi ka thënë se Kosova duhet të marrë pjesë në “Ballkanin e hapur”, për t'i shprehur qëndrimet ndaj Serbisë dhe për të parë gjendjen.
Sipas tij, nëse për asgjë tjetër, atëherë që të kuptohet pozita e Tiranës në këtë proces.
Postimi në Facebook:
Shkuarja në takime ku është Shqipëria prezente, edhe nëse është Serbia dhe Maqedonia e Veriut, është mirë për t'i shprehur qëndrimet ndaj Serbisë dhe për të parë gjendjen në "Ballkanin e Hapur".
Nëse për asgjë tjetër, atëherë që të kuptohet pozita e Tiranës, sikundër edhe qëllimi përfundimtar i këtij mekanizmi, për tërë hapësirën shqiptare dhe më gjerë në Ballkan.