Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Pretendimet e tilla i ka quajtur “propaganda”, teksa ka thënë se njëjtë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, kur sipas tij, ka pasur zëra për një marrëveshje mes tij edhe Partisë Demokratike të Kosovës
“Para 4 vjetëve ka pasur propaganda nga VV-ja që jam i PDK-së sepse para 4 viteve PDK s’ka pasur kundërkandidat ndaj meje. Tash po flitet nga PDK-ja se Bekimi është i VV-së”, ka thënë Jashari.
“Por, nuk është veç VV-ja që s’ka kandidat për Skenderajn në këto zgjedhje. Asnjë parti tjetër nuk ka, përveç PDK-së. Kurrkush s’ka vendosur kundërkandidat”.