(E plotësuar 11:31) - PDK përkrah kërkesën që të mbahet seancë e jashtëzakonshme për situatën në veri
Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se janë dakorduar që të mbahet një seancë për diskutimin e situatës në veri. Tahiri ka shtuar se veprime të tilla si reciprociteti duhet të dakordohen me aleatët ndërkombëtar.
"Nuk duhet të lejohet kurrfarë riorganizimi paralel. Mendoj që çdo institucion paralel nuk duhet të lejohet[...]jemi dakorduar që të takohemi me shefat e grupeve parlamentare për të caktuar një datë të seancës. Kjo nuk është një agjendë mes pozitës dhe opozitës. Kjo është agjendë shtetërore. Mos të lejohet organizim paralel karshi institucioneve tona", tha Tahiri.
Më tej, ai ka bërë të ditur edhe kërkesën e grupit të partisë në mbledhjen e sotme të kryesisë.
"Një prej çështjeve që e kam ngritur është shqetësimi qw ka të bëjë me votimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Duhet të procesohet në seancë plenare për votim. Edhe kësaj here nuk ka pasur konsensus. Kjo çështje nuk duhet të shtyhet pafundësisht. Është e rëndësishme që ne si kuvend të jemi të përgjegjshëm karshi këtij institucioni", ka thënë ai.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, deklarohet Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë tha se janë dakorduar me Shefat e Grupeve parlamentare për mbajtjen e një seanca të jashtëzakonshme për situatën në veri, por që ende do të diskutohet për datën se kur do të mbahet.
Tutje, ai tha se situata në veri është serioze dhe tejkalon interesat e ngushta partiake.
“Sapo përfundoj mbledhja dhe u vendos që të kemi një seancë të vazhdimit dhe të rregullt të hënën. Në Kryesi e paraqita kërkesën për një seancë për situatën në veri, dhe u dakorduam që të diskutojmë për datën dhe kohën”.
“Nuk ishte në takim kryetarja e grupit parlamentar të VV-së. Gjendja në veri është serioze që i tejkalon agjendat politike dhe duhet të merret me seriozitet”.
Ndërsa ai tha se Kryesia ka vendos të hënë për një seancë të rregullt plenare.
***
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit. Gjatë kësaj mbledhje pritet të shqyrtohen dhe votohen disa projektligje dhe raporte vjetore.
Po ashtu, caktim i seancës së re plenare.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:
• Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
• Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+)”,
• Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2021 – 2025,
Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane,
Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,
Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
****
Këtë të mërkurë do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës për të caktuar seancë.
Në rend të ditës janë disa pika.
Mbledhja do të filloj në ora 10:00.
Më poshtë sjellim rendin e ditës:
I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:
4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 gusht 2021:
8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.
IV. Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
8. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2021 – 2025,
9. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane,
10. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,
11. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”,
12. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.
V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Vendi: C301
Koha: 10:00