Ish-shefi i inteligjencës së Shqipërisë: Rrëmujat në veri të Kosovës janë shkaktuar nga serbët

Aktuale

Ish-shefi i inteligjencës së Shqipërisë: Rrëmujat në veri të Kosovës janë shkaktuar nga serbët

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:19
Fatos Klosi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi është shprehur se rrëmujat në veri të Kosovës janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e vendit.

Klosi tha se barrikadat e vendosura duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë.

"Shërbimet inteligjente janë gjithmonë në territore të vështira. Rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë kërkuar Mitrovicën e Veriut. Ne nuk do të jemi rehat derisa të plotësohen Asociacioni i Komunave Serbe”, është shprehur Klosi.

Ai ka thënë se barrikadat nga ana e serbeve duhet të tërhiqen.

“Barrikadat duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë. Por nëse nuk ia varim faktorit ndërkombëtar, pse duhet të ndërhyjnë?”, ka përfunduar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat