Eksperti amerikan zbulon pse u mor vendimi për reciprocitetin me Serbinë

Aktuale

Eksperti amerikan zbulon pse u mor vendimi për reciprocitetin me Serbinë

Nga: A.Zh Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:54
Pamje nga veriu i Kosovës

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Albin Kurtit për reciprocitet të targave të automjeteve me Serbinë, ishte i domosdoshëm.

Ai ka thënë se vendimi u mor tani, për të ndryshuar dinamika e dialogut mes të dyja vendeve, përcjell Bota sot.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kishte për qëllim t’i dërgonte mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që të kërkojnë masa të barabarta nga të dyja vendet.

Reagimi i Ben-Meir në Facebook:

Unë besoj se vendimi i Kryeministrit Kurti për të hequr targat serbe nga makinat që hyjnë në Kosovë ishte një hap i domosdoshëm për t'u ndërmarrë në këtë moment të veçantë, veçanërisht kur vështirë se ka ndonjë përparim në dialogun mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Duhej bërë diçka për të prishur status quo -në në mënyrë që të ndryshonte dinamikën e negociatave midis dy vendeve.

Në këtë drejtim, vendimi i Kurtit kishte për qëllim të dërgonte një mesazh të qartë se ka ardhur koha që SHBA dhe shumica e BE-së në veçanti, që njohin pavarësinë e Kosovës, të kërkojnë masa të barabarta nga të dy vendet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat