“Babë e babagjysh “ta kanë” luftu Jugosllavinë”, Tali i reagon Sylës: Valon patrioti, thuaj atij trimit tënd, Blakajt...

Aktuale

“Babë e babagjysh “ta kanë” luftu Jugosllavinë”, Tali i reagon Sylës: Valon patrioti, thuaj atij trimit tënd, Blakajt...

Nga: A.Zh Më: 29 shtator 2021 Në ora: 18:30
Driton Tali

Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali, i ka reaguar gazetarit Valon Syla, mediumi i të cilit ka shkruar se Tali i ka quajtur “dosta të Vuçiqit të paraburgosurit në Hagë”.

Tali ka ironizuar me Sylën, duke thënë se ai është patriot me rrënjë dhe se “babë e babagjysh kanë luftuar kundër Jugosllavisë”, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se gjyshi i Sylës (i martuar me sllave), që sipas tij, ishte shok me Rakonviqin, ia kishte masakruar gjyshin atij në oborr të shtëpisë.

Tali ka treguar se një person i afërt me Sylën e kishte kërcënuar vitin e kaluar, vetëm pse kishin shkëmbyer publikisht “disa komplimente”.

Reagimi i plotë i Talit në Facebook:

O Valon Agim Syla të kam tregu që nuk jam unë patriot si ti!

Sepse as gjyshen nuk e kam sllave, as babagjyshin nuk ma ka diferencu Rankoviqi viteve 50'ta, sepse nuk ka qenë dost i tij, as si kryetar komune, as prokuror e as gjyqtar Ozne - Udbe i 1940-50've!

Por Rankoviqi, bashkë me shokët partizanë të gjyshit tënd (Rexhës), me 1945 (qatëherë kur Rexha, gjyshi yt si gjyqtar u martua me sllaven) ma kanë masakru në oborr të shpisë. Bashkë me gjyshin ka qenë edhe gjyshja ime, një shqiptare e ndershme e bujare.

E babagjyshi tjetër kurrë shok me "udhëheqësit komunistë" s'ka qenë. Qato nuk ka lujt as kumar me ta e as nuk u shoqëru, sepse për ta ka qenë "nacionalist irridentist" e jo "jugosllaven i orientuar".

Pastaj besa edhe mixha i babës tem nuk e ka pasur gruan serbe siç e ka pasur mixha i babës tënd etj etj.

Për më tepër, për me qenë patriot si ti Valon A. Syla, s'mundem se as nuk e kemi mbajt kurrë fotografinë e Titos në dhomën e ditës, siç e keni mbajt ju.

Prandaj, Valon A Syla, ti si patriot që je, "ke plotësisht të drejtë" me i dal në krah UÇK'së dhe udhëheqësve të saj, dhe askënd mos me lënë as mu tallë sepse je patriot me rrënjë, babë e babagjysh "ta kanë" luftu Jugosllavinë.

PS: Valon patrioti, thuj atij trimit tënd, Blakajt, i cili më thirri në mesingjer e më kërcënoi vjet kur i shkëmbyem publikisht disa komplimente, le të më thirr apet edhe një herë e të më kërcënoj se helbetna mos po tutna kësi hovi, s'i dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat