Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka folur rreth takimit të kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga emisari special Miroslav Lajçak në Bruksel nuk ka përfunduar.
Ai tha se negociatat vazhdojnë të gjejnë një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.
“Dialogu: Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, shkruan Stano.