Arbër Zaimi: BE u zotua për 100 projekte me një kosto 2.7 miliardë euro për Kosovën

Aktuale

Arbër Zaimi: BE u zotua për 100 projekte me një kosto 2.7 miliardë euro për Kosovën

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:12
Arbër Zaimi

Arbër Zaimi nga VV ka zbardh detaje nga takimi i kryeministrit Kurti me presidenten e KE-së që sipas tij nga BE ka zotime për mbështetje të mbi 100 projekteve me një kosto prej 2.7 miliardë euro.

Postimi:

Përfaqësim dinjitoz i kryeministrit Kurti në Prishtinë, në takim me Von der Leyen, duke marrë nga BE zotimet për mbështetje për mbi 100 projekte për zhvillim ekonomik e të gjithmbarshëm, me një kosto prej mbi 2.7 miliard euro në gjashtë vitet e ardhshme.

Përfaqësim dinjitoz i zv.kryeministrit Bislimi në Bruksel ku deri më tani ka dakordim për një marrëveshje për aplikimin e sticker-ave për mbulimin e targave si nga pala serbe ashtu edhe nga Republika e Kosovës, pra trajtim i barabartë, teksa policia e Kosovës do të vazhdojë menaxhimin e zakonshëm kufitar e doganor, ndërsa protestat e barrikadat do të ndalen dhe sigurinë e përgjithshme do ta ndihmojë edhe KFOR-i.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat