Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi thotë se në çdo variant e mbron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në ballafaqim me Aleksandër Vuçiqin.
Ai thotë se kjo për të nuk vihet në pikëpyetje, madje as kur Kurti dhe qeveria e tij bëjnë gabime, pasi konsideron se gabimet e tij gjithmonë janë minore në krahasim me krimet që bën Vuçiqi dhe qeveria e tij ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Unë në çdo variant e mbroj Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, kur është në ballafaqim me Vuçiqin dhe me me qeverinë armiqësore serbe.
Kjo për mua nuk vihet në pikëpyetje në asnjë rast, madje as kur Kurti dhe qeveria e tij bëjnë gabime. Pse? Sepse gabimet e tij gjithmonë janë minore në krahasim me krimet që bën Vuçiqi dhe qeveria e tij ndaj vendit tonë.
Por, pikërisht për këtë fakt, Kurti duhet të jetë i koncentruar e të mos bëjë veprime që mund të shndërrohen në mundësi për të na dëmtuar edhe më shumë shteti serb.