Ambasadori amerikan në Serbi: Koha që procesi i dialogut të përfundojë

Aktuale

Ambasadori amerikan në Serbi: Koha që procesi i dialogut të përfundojë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:45
Anthony Godrey

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godrey, ka thënë se është koha që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë.

Ka rikonfirmuar ato që ka thënë më parë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, se ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes palëve lidhur me targat, duke shpërndarë reagimin e përfaqësuesit Evropian.

Por, ka thënë se mes palëve dialoguese ka pasur një progres të konsiderueshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje.

Sipas tij, të dyja palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta përfunduar këtë proces.

Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim,  Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të ofruar mbështetjen amerikane për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i konsiderueshëm”, ka shkruar Godrey në llogarinë e tij në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat