Për gjithë situatën e krijuar në veri u kërkua që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Kështu njoftuan të mërkurën shefat e dy grupeve parlamentare opozitare, Besnik Tahiri nga AAK-ja dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja.
Ndonëse data edhe dita e seancës nuk dihet, ishte shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri i cili tha se janë pro çdo vendimi për vendosjen e ligjshmërisë në Kosovë.
Në takimin e përfaqësueseve të grupeve parlamentare nuk ishte prezente shefja e grupit parlamentar në detyrë nga Vetëvendosje Mimoza Kusari- Lila.