“Zot runa”, Tomë Gashi tregon çka do të ndodhte nëse s’do të kishte policë në veri

Aktuale

“Zot runa”, Tomë Gashi tregon çka do të ndodhte nëse s’do të kishte policë në veri

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:10
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi thotë se dërgimi i Njësisë Speciale në veri ishte veprim i domosdoshëm. 

“Nëse për shembull, zot runa, nuk i kish dërguar Albin Kurti policë të njësive speciale në pikat 1 dhe 31 qind për qind aty kishin ndodhur incidente deri edhe te vrasja e policëve tanë edhe doganierëve tanë’, thotë Gashi.

“Nëse kish ndodh kjo e që fatmirësisht s’ka ndodh asnjë incident, preferenca politike, një pjesë e analistëve, që s’po besoj që janë këtu, e kishin pushkatuar  kushtimisht Albin Kurtin edhe të tjerët. Edhe kishin fol jo zi e më zi për qeverinë Kurti por diçka që s’kishin fol as për qeverinë e Serbisë”, theksoi Gashi.

“Njësitë tona speciale të policisë e kanë ruajt atje rendin e kanë ruajtur qetësinë sa ka qenë e mundshme edhe nuk ka asnjë incident”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat