Viktima e radhës nga Covid19, është një edukatore e cila punonte në çerdhen “Gëzimi Ynë”, në kryeqytet.
Lajmin për vdekjen e Vjollca Asllani- Arifi, e kanë bërë familjarët përmes rrjeteve sociale.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Rimanisht, komuna e Prishtinës.
Positmi i plotë:
Njoftim mortor
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e mbesës sonë shumë të dashur, Vjollca Asllani-Arifi.
Varrimi i të ndjerës bëhet të enjten (30.09.2021) në ora 17:00, në varrezat e fshatit Rimanisht, Komuna e Prishtinës.
Vjollca, mbesa jonë, ishte njeri shumë i dashur për të gjithë.
Vjollca do të mbetet përherë në kujtesën tonë, si një nënë, mbesë, edukatore dhe familjare e mirë.
I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për mbesën tonë, Vjollcën!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Ngushëllime familjes, dhe gjithë familjarëve.