Lekaj: Qeveria Kurti të mos sabotojë marrjen e gazit amerikan

Aktuale

Lekaj: Qeveria Kurti të mos sabotojë marrjen e gazit amerikan

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 23:50
Pal Lekaj

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, i ka cilësuar të papranueshme kundërshtimet dhe hezitimet e qeverisë Kurti për të marrë gazin amerikan.

“Shumëfishimi i burimeve të energjisë duke pasur parasysh faktin që Kosova e ka thëngjillin burim të vetëm të energjisë dalin edhe nga zotimet që ka marrë Kosova me nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit në vitin 2020” deklaroi ai në një intervistë për emisionin Ballkan.

Lekaj kërkoi që qeveria të mos e sabotojë dhe neglizhojë këtë projekt.

“Gazi rus nuk hyn në Kosovë” deklaroi ai, duke theksuar se Kosova duhet të jetë në anën e aleatëve të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat