Pa marrëveshje në Bruksel, kjo është gjendja në veri

Aktuale

Pa marrëveshje në Bruksel, kjo është gjendja në veri

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 00:33
Veriu vazhdon të jetë i bllokuar

Rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara tash e 11 ditë.

Të mërkurën, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar bisedime me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të krizës.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se është arritur një draft marrëveshje, por pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin.

Nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se negociatat do të vazhdojnë edhe të enjten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat