Avokati Arianit Koci ka ka kërkuar që të vendoset reciprocitet edhe ndaj Bosnjë Hercegovinës.
Ai konsideron se Bosnja e ka një qasje edhe më diskriminuese se vet Serbia.
“Derisa Serbia i pranon lejet e vozitjes kosovare - në fakt pranohen në gjithë Evropën - ky shtet nuk i pranon as ato.
Në fakt, asgjë kosovare nuk pranojnë. Prandaj, reciprocitet edhe me Bosnjën!”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Pse nuk po aplikohet reciprociteti edhe ndaj Bosnjë-Hercegovinës?
Në raport me Kosovën, Bosnja e ka një qasje edhe më diskriminuese se vet Serbia.
Derisa Serbia i pranon lejet e vozitjes kosovare - në fakt pranohen në gjithë Evropën - ky shtet nuk i pranon as ato.
Në fakt, asgjë kosovare nuk pranojnë.
Prandaj, reciprocitet edhe me Bosnjën!