Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se gjithçka është e mundshme përmes dialogut serioz.
Ai këtë e ka thënë pas marrëveshjes së arritur për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Jam i shkëlqyer! Gjithçka është e mundshme përmes dialogut dhe angazhimit serioz”, është shprehur ai.
Kujtojmë se, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për targat mes dyja palëve.