Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për de-eskalimin e situatës së tensionuar në veri.
Ai në një status në Twitter ka theksuar se Kosova dhe Serbia tash duhet të angazhohen për një dialog konstruktiv për normalizimin e marrëdhënieve.
Postimi:
Mirëpres marrëveshjen e arritur nga kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e emisarit special MiroslavLajcak, për të zgjidhur tensionet në veri të Kosovës. Si Kosova ashtu edhe Serbia tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve