4 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Kosovë.
Sipas IKSHPK-së, janë shënuar 45 raste të reja, ndërsa janë shëruar 298 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.
Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191
Në total numri i rasteve aktive është 2.928
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/30/auto_243864792_2101203863370523_1262989617625186588_n1633006728.png)