Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula ka komentuar marrëveshjen e arritu mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u shpreh se pavarësisht kësaj marrëveshje, Jarinja dhe Bërnjaku, mbeten betejë e sakrificë.
“Serbia, akoma vazhdon të jetë kërcënues i sigurisë Ballkanike”, shkroi Pula në facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Jarinja dhe Bërnjaku, mbeten betejë e sakrificë..
1. Që nga 2016-ta përkundër se kishte dakordancë midis Kosovës e Serbisë, e arritur në Bruksel, për mbulimin e elementeve shtetërore, kjo nuk ndodhi dyanshëm asnjëherë. Tutje do të mbulohen!?
Sot, u rikonfirmua sërish.
2. Bllokadat e vëna rrugëve të veriut të Kosovës, nga struktura njerëzish të dyshimtë e të dirigjuar nga Beogradi!
Kjo, u rikonfirmua sërish.
3. Shumë instrumente subversive u përdoren, me qëllim që tek Europa (UE-ja) të krijohen pretekste për një shtet të dështuar si dhe të rritet separatizmi lokal brenda komunitetit Serb në komunat veriore!
Kjo, u rikonfirmua sërish.
4. Me sjelljen e tankseve, e ngitjen e helikopterëve e aeroplanëve luftarakë tek kufiri i Kosovës, tregon qasjen agresore të Serbisë ndaj Kosovës!
Kjo, u rikonfirmua sërish.
5. Politikat e fshqinjësisë së mirë, e iniciativa "Open Ballkan" me qasje agresore nga Serbia kapërdihen!
Kjo, u rikonfirmua sërish.
Serbia, akoma vazhdon të jetë kërcënues i sigurisë Ballkanike.