Marrëveshja e arritur në Bruksel/ Vuniqi: Njëra ndër fitoret më të rëndësishme të Kosovës

Aktuale

Marrëveshja e arritur në Bruksel/ Vuniqi: Njëra ndër fitoret më të rëndësishme të Kosovës

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 15:47
Miroslav Lajçak, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç

Sot, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel.

Kjo marrëveshje u arrit pas situatës së krijuar në veri të vendit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave të automjeteve serbe.

Opinionisti Agim Vuniqi, ka komentuar arritjen e kësaj marrëveshje në Bruksel.

“Nëse RKS mbulohet me “sticker”, në të ardhmen edhe shoferet serbe kur të hyjnë në Kosove duhet t’i mbulojnë katër shkronjat S në targat e tyre. Se çfarë shkronjash dhe numrash do të kenë targat brenda Kosovës nuk është e rëndësishme, sepse në SHBA mund të veshë targa: Kosova, targa me emër personal, apo çfarë emri do, vetëm duhet të paguash më tepër”, ka thënë ai.

Më tej, Vuniqi ka shtuar se kjo marrëveshje e nënshkruar në Bruksel është njëra ndër fitoret më të rëndësishme të Kosovës në tryezën e bisedimeve.

“Pra është e rëndësishme që reciprociteti ndërshtetërore është i plotë. Për mua kjo është njëra ndër fitoret më të rëndësishme të Kosovës në tryezën e bisedimeve. Bravo Kosovë!", ka deklaruar Vuniqi në një shkrim për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat