Pas marrëveshjes me Serbinë, Haradinaj ia kërkon urgjentisht këtë gjë Kurtit

Aktuale

Pas marrëveshjes me Serbinë, Haradinaj ia kërkon urgjentisht këtë gjë Kurtit

Nga: A.M Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:10
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai kërkoi nga Qeveria Kurti që ta publikojë menjëherë tekstin integral të marrëveshjes për targat.

“Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket”, shkroi Haradinaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat.

Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket.

Poashtu, jemi të indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri. Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës është ofendim dhe goditje per sovranitetin e Kosovës!

Poshtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontrollë ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën.

Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrëfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit!

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat