Avokati shqiptar Spartak Ngjela duket se e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se NATO e goditi Serbinë si "shtet autokrat që provokon fqinjët".
“Ju përshëndes. Gëzuar bashkatdhetarëve kudo ku ndodhen! NATO e goditi Serbinë si "shtet autokrat që provokon fqinjët". Kurrë nuk mund të mposhten dot më shqiptarët”, ka shkruar Ngjela.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë të enjten nga Brukseli se është arritur marrëveshje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Në një letër të publikuar nga Lajçak në rrjetin social Tëitter, shihet se palët janë pajtuar për tri pika kyçe:
Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.