Kosova refuzoi projektin për gazin amerikan, Haradinaj, Kurtit: A je takuar në Greqi me përfaqësuesit e “Gazprom”

Aktuale

Kosova refuzoi projektin për gazin amerikan, Haradinaj, Kurtit: A je takuar në Greqi me përfaqësuesit e “Gazprom”

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:30
Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pasi qeveria e Kosovës refuzoi projektin për gazin amerikan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur kryeministrin Kurti se a është takuar në Greqi me ndonjërin prej përfaqësuesve të “Gazpromit” rus, dhe është kjo arsyeja për marrjen e një vendimi të tillë.

Sipas tij, vendimi në fjalë i qeverisë është një veprim i rrezikshëm dhe kundër interesave të Kosovës dhe SHBA-ve.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat