Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shkruar pas kthimit të eshtrave të shtatë personave që u gjetën në Kizhevak të Serbisë dhe u rivarrosen sot në Kosovë.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se familjet e tyre mund të gjejnë më në fund pak paqe dhe për këtë gjë ka lavdëruar edhe gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë që të kapërcejnë politikat e tyre dhe të mundësojnë kthimin e eshtrave të njerëzve të zhdukur.
“Shtatë viktimat e mbetura të Masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve u gjetën në Kizhevak, janë riatdhesuar sot. Familjet kanë pritur të dashurit e tyre dhe më në fund mund të gjejnë pak paqe.
Dy familje nga Serbia pranuan të dashurit e tyre javën e kaluar. Edhe familjet e tyre mund të gjejnë pak paqe gjithashtu. Ne mirëpresim gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për të shkuar përtej politikave të tyre dhe ntë mundësojnë dorëzimin e eshtrave të këtyre njerëzve në familjet e tyre. Familjet e meritojnë këtë”, thuhet në njoftim.