Visar Berisha, ish këshilltar i Avdullah Hotit, gjatë kohës sa ishte kryeministër, përmes një postimi në facebook ka komentuar marrëveshjen e arritur sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, lidhur me reciprocitetin për targat e veturave.
Sipas tij, marrëveshja nuk është e keqe, por që e zbret kryeministrin Albin Kurtin ne pozita optimaliste.
“E zbret Albin Kurtin ne pozita optimaliste. Duke i humbur atij adutin me të cilin ka bërë opozitën e 15 viteve, duke refuzuar Dialogun me Serbinë, marrëveshjet e Brukselit dhe realitetin politik në Veri”, ka shkruar ndër tjerash Berisha, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Çka fituam e çka humbëm?!
1.Marreveshja e sotme në Bruksel nuk është e keqe. Ajo i fuqizon pretendimet e Prishtinës për reciprocitet;
2. Marrëveshja nuk është e duhuna sepse legjitimon jo Serbinë por status quon ne Veri. Strukturat paralele, inkursionet e shteteve të treta dhe refuzimin e qytetareve serbë për ta pranuar Republikën;
3. E zbret Albin Kurtin ne pozita optimaliste. Duke i humbur atij adutin me të cilin ka bërë opozitën e 15 viteve, duke refuzuar Dialogun me Serbinë, marrëveshjet e Brukselit dhe realitetin politik në Veri;
4. I jep VV një shtysë të duhun para zgjedhjeve lokale, duke ia bërë më të lehtë mobilizimin politik.
Qytetarët do t'i injorojnë kritikat e inflacionistëve politikë karshi kësaj Marrëveshje pasi ata e njohin shumë mirë fuqinë politike të Kosovës dhe mundësitë e saja.